Mickoski: Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin, e këshilloj të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Picture of Ina Online
Ina Online

26/02/2025

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë intervistës së tij në lajmet e Alsat, i pyetur se kur do të kthehet Artan Grubi në Maqedoni, theksoi se Ali Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe e këshilloi atë të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

“Kur do të kthehet Grubi, nuk e di, nga sa arrita ta dëgjoj Mexhitin, ai tha se Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe ndoshta ai duhet të japë një përgjigje se kur do të kthehet. Unë do të dëshiroja që ai të kthehej që sot, sepse mënyra e vetme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve është të jetë këtu i pranishëm dhe të japë përgjigje”, theksoi kryeministri Mickoski.

Lidhur me deklaratat e bëra disa muaj më parë për një përpjekje për destabilizim të vendit nga BDI dhe pse tani nuk ka më deklarata të tilla, Mickoski tha se një përpjekje për destabilizim nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë sukses dhe se vendi është më stabil se kurrë më parë.

“Përpjekja për destabilizim nuk do të thotë se do të kenë sukses apo se ne do të jemi një shtet jostabil. Siç e shihni, për nëntë muaj jo vetëm që jemi një shtet stabil, por edhe në planin ndërkombëtar po krijojmë miqësi dhe aleanca të tilla që nuk janë parë kurrë më parë në Maqedoninë e pavarur,” theksoi kryeministri Mickoski.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me BDI-në, kryeministri Mickoski tha se është i kënaqur me bashkëpunimin me koalicionin VLEN dhe se marrëdhëniet brenda koalicionit qeveritar janë kohezive dhe të forta, ndërsa qëllimi i koalicionit është një e ardhme më e mirë për qytetarët dhe shtetin.

“Kështu po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë,” theksoi kryeministri Mickoski.

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË