Mickoski akuza Spasovskit: “Bashkëpunon me grupe kriminale”

ina-online
ina-online

26/10/2023

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski thotë se ka indikacione se kreu i MPB-së në gjashtë vitet e fundit bashkëpunon me grupe kriminale në vend.

Duke komentuar incidentin në qendrën tregtare East Gate Mall, Mickovski tha se pas ndryshimit të pushtetit për këtë rast dhe rastet e tjera do të formohen grupe pune për të gjetur përgjegjësit dhe bashkëpunëtorët e grupeve kriminale. Incidenti që ndodhi të martën me plagosjen e dy personave ende nuk është zbardhur nga policia e cila kërkon ndihmë për identifikimin e sulmuesit të kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer aktin në brenda qendrës tregtare

Ministri i Brendshëm Spasovski tha se bëhet fjalë për përplasje mes grupeve kriminale në Shkup, por lideri i opozitës, Mickoski thotë se në këto incidentet ka gisht edhe kreu i MPB-së, Spasovski.

“Ata që duhet të ishin nëntokë dhe ata që duhej të ndiqeshin penalisht dhe të mbanin përgjegjësi për krimin, tani janë mbi tokë. Mendoj se ky njeri duhet të shqetësohet seriozisht pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni sepse ka shumë informacione që po vijnë dhe shumë indicie që na vijnë për bashkëpunim të ngushtë të kreut të punëve të brendshme me këto grupe kriminale…Dhe unë mendoj se ai është i frikësuar, unë mendoj se ai është i frikësuar dhe i shqetësuar dhe prandaj po përpiqet tani, mendoj, të imponojë veten si kandidat presidencial, kështu që herë pas here shohim se si konkurrojnë me Pendarovskin dhe kush më shumë do ti bëjë lajka Artan Grubit e Ali Ahmetit dhe këtyre grupe kriminale, por pas zgjedhjeve do të ndiqen seriozisht ata që duhet të jenë nëntokë, por edhe ata që ishin partnerë të tyre në koalicion me kreun e MPB-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ