Mickoski: Pas 20 vitesh, është koha që BDI të shkojë në opozitë

ina-online
ina-online

22/07/2023

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se pas 20 vitesh është koha që BDI të shkojë në opozitë.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për TV Alsat.

“Ne e kemi deklaruar shumë herë qëndrimin tonë dhe nuk ka ndryshuar, që është se presim ndryshim në përbërjen e qeverisë, pra 20 vjet prania e BDI-së në qeveri është një periudhë shumë e gjatë. Të tjerëve duhet t’u jepet mundësia”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, “grupi i konsoliduar” i politikanëve dhe subjekteve politike që do të kundërshtojnë BDI-në në zgjedhjet e ardhshme do të arrijë një rezultat të mirë.

“Të paktën analizat tona janë të tilla. Mendoj se ata pak në kryesinë e BDI-së pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të befasohen papëlqyeshëm nga rezultati dhe vlerësoj se numri i deputetëve të atij blloku të konsoliduar në mesin e shqiptarëve në Maqedoni, së bashku me bashkësitë tjera etnike, mund të përbëjnë një shumicë Badenter në Kuvend”, thotë Mickoski.

Sa i përket zgjedhjeve, Mickoski konsideron se janë tre opsione, dy të parat presidenciale në mars dhe parlamentare në qershor, ose të përbashkët, sipas njoftimeve të Qeverisë, por opsioni i tretë janë zgjedhjet e shpejta tashmë këtë vjeshtë, që është një propozim i yni.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

INFO

NA NDIQ