Mickoski del me një propozim tjetër për tejkalimin e situatës së tensionuar politike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dhënë një propozim të ri nga protesta e mbajtura mbrëmë para Qeverisë.

“Në kuadër të Parlamentit, le të formojmë një grup pune ku do t’i tregojmë njëri-tjetrit argumentet tona. Përvoja thotë se nuk mund të mbështetemi në argumentet e Osmanit dhe LSDM-së. Të formojmë grupe punuese, sepse sot e shohim që nesër do të kalonte në Qeveri, pra do të vinte në seancë plenare dhe po krijohet tension”, tha Mickoski në fjalimin e tij para protestuesve.

Ai thekson se “vetëm ata që nuk e duan masën e popullit duan të kenë radikalizëm”.

“Në periudhën e ardhshme pres që të na bashkohet një numër i madh i qytetarëve dhe të kemi përkrahje masive në drejtim të një “jo” të madhe ndaj këtij propozimi të fundit”, shtoi Mickoski.(INA)