Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe nesër në orën 14:0 do të kenë takim në Qeveri.
“Sipas komunikimit publik, iniciativave të ndërmarra dhe gatishmërisë së demonstruar nga të dyja palët, për nesër në orën 14:00 është caktuar një takim mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, bëjnë të ditur nga Qeveria. Në një deklaratë për mediat në Shtip, Mickoski shprehu gatishmërinë për takim me Filipçen, i cili sot bëri thirrje për dialog politik dhe shoqëror.
Por çfarë do të diskutohet?
Kryetari i LSDM, Venko Filipçe javën e kaluar kërkoi takim liderësh në të cilin do ta shpalos planin e tij për reforma, duke filluar siç theksoi nga gjyqësori, shëndetësia arsimi e deri te agjenda për integrim në Bashkimin Evropian.
“Kam menduar në periudhën dhe ditët e kaluara dhe javën e ardhshme do të ftoj takim liderësh në Kuvend, të liderëve të partive më të mëdha politike, të cilëve dua t’ua prezantoj planin tim se çfarë unë mendoj se ne duhet ose kemi obligim të bëjmë për shtetin. Duke lënë me një anë të gjitha koalicionet në anën e opozitës dhe pushtetit. Të bëhet ajo që duhet në mënyrë thelbësore, reforma të vërteta në gjyqësor, të ndryshohet sistemi shëndetësor, të fillojë ndërtimi i qendrës klinike, të bëhen ndryshime thelbësore në sistemin arsimor, të dyfishohen të ardhurat e mësimdhënësve, të sigurohemi se fëmijët tanë do të kenë edukim të mirë, të bëhet ndryshim definitiv në sistemin e administratës publike”, deklaroi ditë më parë Filipçe.
Por në vend të takimit të liderëve tashmë është konfirmuar një takim mes dy krerëve të partive kryesore maqedonase.(INA)