Mickoski dhe shqiptarët

Editorial nga INA

Lideri i VMRO-së, Hristian Mickoski po ec hapave të parardhësit të tij, Nikolla Gruevski, i cili kërkonte mbi 60 deputetë për tua treguar vendin shqiptarëve.

Edhe pse profesor, me dëshirën e tij për ti majorizuar shqiptarët, nga taksat e të cilëve ai paguhet si deputetë dhe nesër si kryeministër, duket idiot, debil dhe një autokrat i vogël.

Nëse vazhdon me logjikën që shqiptarët ti kthejë në hysmeqar, sharaxhinjë, shërbëtor, do të marr ca vota maqedone më tepër, por do ta pësoj si mos më keq nga shqipet dhe bashkësia ndërkombëtare.

Me këto politika ai do të kontribuojë në ndarjen apo kantonizimin e vendit, në krijimin e Parlamentit shqiptar në Maqedoni dhe mekanizmave tjerë financiarë dhe buxhetor.

Shqiptarët nuk do ta durojnë më nënshtrimin dhe politikat raciste të politikanëve maqedon, sepse ata nuk kontestojnë asgjë nga ky shtet, plus që paguajnë taksat dhe me remitenca e mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

Mickovski nëse ka plan ti shtyp shqiptarët, le ti bëjë gati valixhet për azil në Hungari, Rusi apo Bjelorusi.

Shqiptarët dhe subjektet e tyre politike do të bashkohen dhe mobilizohen për ti dhënë një nokaut të mirë.

Ose duhet të reflektojë le të udhëheq politika që diversitetin e shohin si pasuri, vlerë e jo si diçka të rrezikshme.

Shqiptarët nuk përbëjnë rrezik për Maqedoninë, përkundrazi ata gjithmon kanë kontribuar për këtë shtet. Edhe luftën kur e bënë, e bënë për vlerat më universale, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.