Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Një sistem i kalbur dhe jofunksional, dhe mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë në koalicionin qeveritar, janë një pjesë e vërejtjeve të liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sontme në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. I pyetur për të komentuar për aksidentin e fundit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën tragjikisht 45 persona, Mickoski tha:

“Këta njerëz që janë tani në pushtet, gjegjësisht ky koalicion LSDM – BDI, po punojnë për ta demontuar dhe shkatërruar sistemin. Sot ai është jofunksional, dhe çdo ditë shohim pasojat e një sistemi të kalbur dhe jofunksional. Kështu ishte me tragjedinë në Llaskarcë, pastaj ishte një kompani tjetër transporti, kështu ishte edhe me spitalin modular, aty kemi një kabllo zgjatuese fajtore, kështu që tani në autostradën e shpejtë “Struma”, kur humbën jetën 45 persona, sërish nuk ka asnjë përgjegjësi”, tha Mickoski.