Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Picture of Ina Online
Ina Online

22/05/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Zhelina duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me atë që sot zëvendëskryeministri Nikolloski do ta nënshkruaj marrëveshjen në Londër me Qeverinë Britanike dhe paralajmërimin për ndërtimin e një fakulteti të ri në Shtip, deklaroi:

“Sa i përket Marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, ajo nënshkruhet sot. Atje ndodhet një delegacion maqedonas në të cilin janë zëvendëskryeministrat, njëri ministër i transportit, tjetri i mjedisit jetësor, Nikolloski dhe Mexhiti. Atje është edhe ministrja e Arsimit e cila ka një agjendë të vetën për shkak të ngjarjeve që po ndodhin atje. Sot do të vihet nënshkrimi në atë marrëveshje, e cila më pas do të shkojë në Parlament para deputetëve. Ne nuk sjellim asgjë fshehurazi, nuk keqpërdorim flamuj evropianë, deputetët do ta shohin atë që vjen më pas. Pjesë e këtij projekti është ndërtimi i hekurudhës që do të lidhë Tabanocën me Gjevgjelinë, rikonstruksioni dhe modernizimi i saj, përfundimi i Qendrës Klinike në Shtip, së bashku me ndërtesën e Fakultetit të Mjekësisë dhe konviktin studentor, ndërtimi i Spitalit në Kërçovë së bashku me një qendër shëndetësore dhe rikonstruksion i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë. Dhe këtu nuk ndalemi, sepse ende kemi të paktën edhe 60% nga kuadri që e kemi në dispozicion. Kështu ndërtohet shteti, e jo sipas parimit “si deri më tani” siç ishte në të kaluarën, kur vidhej.”

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË