Mickoski do të propozojë që supermarketet në ueb faqet e tyre t’i publikojnë çmimet e produkteve

Picture of INA
INA

11/02/2025

Po shqyrtohen disa masa që të ulen çmimet e produkteve, por vendimi do të merret pas brifingut dhe analizave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në seancën e sotme qeveritare, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai informoi se një nga masat, të cilën ai vetë personalisht do ta propozojë është që zinxhiri i supermarketeve në ueb faqet e tyre t’i publikojnë çmimet e produkteve.

“Me të vërtetë nuk do të doja të spekuloj, por ja një që dua t’ua them dhe t’ia propozoj Qeverisë është që të gjithë supermarketet, hipermarketet të kenë ueb-faqe publike, transparente, në të cilën do t’i publikojnë të gjitha çmimet, e të gjitha produkteve që i kanë në marketet e tyre, që të munden qytetarët të shohin qartë se cilat janë çmimet dhe ata vetë të vendosin, siç kanë disa vende të botës dhe t’i përcjellim ne ato trende dhe të bëjmë ndonjë histogram të lëvizjes së atyre çmimeve”, deklaroi Mickoski.

I pyetur pse reagon për metodologjinë e shportës minimale konsumatore, kryeministri Mickoski u përgjigj se shporta konsumatore për herë të parë është vendosur në vitin 2010, kur Qeverinë e kryesonte VMRO-DPMNE-ja.

“Kështu që une nuk do ta ndaja periudhën kur ishim në pushtet apo në opozitë dhe nuk do të doja ta ulja bisedën në atë nivel, dhe sa i përket ndryshimit të metodologjisë së re nga dhjetori i vitit 2023, nuk e kemi pasur në dorë, pasi e morëm në dorë, fillimisht kemi biseduar me sindikatat. Ne nuk dolëm në publik për të gjitha këto për të bërë një shfaqje të saj. Kemi folur me sindikatat dhe kur sheh brenda se çfarë produktesh janë përfshirë, atëherë vërtet ngatërrohesh. Duket konfuze, sepse disa nga produktet nuk shfrytëzohen nga qytetarët ose nuk përdoren në atë masë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se nuk e dinë se cila do të jetë shporta aktuale konsumatore.

“Ndoshta do të jetë më i madh, domethënë çmimet do të jenë më të larta, nuk do të jenë më të ulëta. Por realisht të krijojmë një shportë të tillë konsumatore, e kam fjalën për një shportë minimale, të cilën qytetarët realisht e përdorin, sepse nuk mendoj se kjo është një shportë minimale konsumatore”, shtoi Mickoski.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË