Mickoski: Do të shkoj në takim me Kovaçevskin, por nuk kam shumë shpresë

INA
INA

30/05/2023

Kryetari i partisë opozitare VMRo-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë në tribunën partiake në Dellçevë tha se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të propozuar nga kryeministri dhe lideri i LSDM, Dimitar Kovaçevski.

“Të them të drejtën, nuk kam shumë shpresë, edhe pse do të marr pjesë në takim, sepse sa herë që diskutohet për të ardhmen e Maqedonisë, mendoj se është e nevojshme të marr pjesë. Në të njëjtën kohë, në atë takim dua që kryeministri ta ketë të qartë se ndryshimet kushtetuese do të dështojnë”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se askush nuk mund ta bindë se amendamentet kushtetuese tani janë zgjidhja e vetme.

“Ka ardhur koha që pas 30 vitesh pavarësi të dëshmojmë veten për diçka që është e panevojshme. Ka ardhur koha për të shpjeguar diçka që nuk duhet të jetë objekt diskutimi në shekullin e 21-të. Ka ardhur koha që dikush të na mohojë neve, historinë tonë, gjuhën tonë, ekzistencën tonë dhe atë jo më pak se një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Dhe askush, askush nuk mund të më bindë se ndryshimet kushtetuese tani janë zgjidhja e vetme. Dhe ky është një fakt. Historitë nuk mbarojnë tani ose kurrë. Sepse ne e kemi dëgjuar njëqind herë deri më tani – tani ose kurrë, dhe asgjë nuk ka ndodhur. Dhe e di që mund të bëhet ndryshe, mund të bëhet një marrëveshje më e mirë”, deklaroi Mickoski. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Zekiri muhamed

Zekiri duhet t’i kthejë mbi një milion euro

INFO

NA NDIQ