Mickoski: Dy ditë më parë “Bechtel dhe Enkës” janë paguar 120 milionë euro

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/04/2023

Vazhdojnë akuzat për qeverinë nga opozita në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se shteti para dy ditësh ia ka paguar shumën prej 120 milionë eurosh kompanisë “Bechtel dhe Enka”, kompanisë që do të ndërtojë korridoret 8 dhe 10D.

“Kam informacione të sigurta se para dy ditësh janë transferuar para nga thesari përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore , rreth 7 miliardë e 250 milionë denarë, përkatësisht rreth 120 milionë euro. Unë supozoj se paratë tashmë duhet të derdhen në llogarinë e kompanisë kontraktore për këto pjesë të korridoreve 8 dhe 10d”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski ka përsëritur se nuk janë kundër ndërtimit të korridoreve, as kundër që kompania të mbrojë interesat e saj, por janë kundër siç thotë Mickoski, shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore nga politikanët aktualë në pushtet. /SHENJA/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

INFO

NA NDIQ