Mickoski fton në takim liderësh për bisedimet me Bullgarinë

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka ftuar liderët e partive relevante politike në vend në takim të ri liderësh që të bisedojnë për siç tha, “çështje serioze”.

“Çështjet serioze zgjidhen në takim liderësh në tryezë. Ja, e shfrytëzoj rastin të ftoj liderët e partive relevante politike, nuk flas për atë i cili i organizonte takimet paraprake të liderëve që përfundonim me fiasko, por partitë relevante politike, të ulemi të bisedojmë hapur për çështjen që është aktuale sot, ajo është me fqiun tonë lindor. Kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë Mickoski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Mickoski nuk beson se Bullgaria do ta bllokojë vendin në integrimet evropiane.

Ai ka thënë se nevojiten jo një, por më shumë takime liderësh dhe bashkërisht të dalin me zgjidhje para qytetarëve. Kjo, pasi siç tha, qytetarëve u ka ardhur te hunda nga politikat. Qytetarët duan të shohin qëndrim, strategji dhe vizion se si do të dalim nga kjo gjendje.