Mickoski: Futja e Grubit në listën e sanksioneve të SHBA-së nënkupton që BDI-ja në sytë e partnerëve strategjikë është e kontaminuar nga krimi dhe korrupsioni!

Picture of Ina Online
Ina Online

29/12/2024

Në podkastin “Flet VMRO-DPMNE”, kryeministri Hristijan Mickoski ka adresuar disa kritika deri te BDI, përcjell TV21. Sipas tij, ndryshe nga e kaluara, si në Maqedoni por edhe te partnerët strategjikë, ka ndryshuar pikëpamjen për BDI-në.

“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se vendosja e Grubit në listën e sanksioneve të SHBA-ve, për arsye të lidhura ngushtë me krimin dhe korrupsionin, automatikisht nënkupton se e gjithë struktura e tyre është e kontaminuar nga krimi dhe korrupsioni në sytë e partnerëve tanë strategjikë”, theksoi Mickoski.

Mickoski shtoi se BDI në vend që të bëjë ndryshime të kuadrove dhe programit, gjegjësisht të largojë elementet e kontaminuar dhe të ofrojë një program të ri, vazhdon të dërgojë mesazhe konfuze.

“Porosia është konfuze për ta dhe në këtë konfuzion ata fillojnë të bëhen gjithnjë e më radikalë dhe të kërcënojnë, duke menduar se kështu dikush do të frikësohet. Mendoj se e kanë gabim, por është e drejtë e tyre sovrane, ky është shtet demokratik”, tha Mickoski. Mickoski shtoi se BDI mund t’i shfrytëzojë të gjitha të drejtat demokratike, por që sipas tij, shteti do të reagojë në rast se integristët përdorin “instrumente jodemokratike”

“Për sa kohë që dikush përdor instrumentet dhe mënyrat demokratike për të bërë politikë, është e pranueshme. Në momentin e parë kur nuk do t’i shfrytëzojë, atëherë do të duhet të reagojë shteti”, ka përfunduar Mickoski.

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË