Nesër mbahet takimi mes kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit i VMRO-DPMNE-së hristijan Mickoski. Ky i fundit vazhdon me deklarata të prera se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.
“Ja do t’ju them se unë Hristijan Mickovski do të vijë në takimin e liderëve dhe në emër të shumicës së popullit të cilët kërkojnë mbrojtje dhe presin të qëndrojmë në këmbë do të them, ndryshime kushtetuese, pranim të diktatit bullgar nuk do të ketë”, tha Hristijan Mickovski-kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Në LSDM shpresojnë se Mickovski do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese të cilat siç thonë janë e vetmja mënyrë për rrugën drejt BE-së.
“Para të gjithë partive politike dhe subjekteve politike, duke përfshirë edhe Hristijan Mickovskin është vendimi nëse do të inkuadrohen në bllokun europian, ose do të qëndrojnë në bllokun e Levicës e cila është për izolim. Vendim duhet të sjellin edhe kolegët deputet nga VMRO-DPMNE-ja dhe ju bëjmë thirrje ta ndjekin interesin e qytetarëve dhe shtetit dhe jo karrierën partiake të një personi që është kryetari i tyre Mickovski”, thonë nga LSDM.
Ndërkohë Mickovski akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski se për çdo takim pret dritë jeshile nga Ali Ahmeti.
“Ata u penguan dhe u mbërthyen në pyetjen për formatin e takimit duke mos pasur ndjenja për situatën në të cilën ndodhet Maqedonia, e as për rëndësinë e pyetjeve të cilat duhet të sillet vendim, çdo javë shikojmë një telenovelë ku me një dozë tensioni mediatik mësojmë nëse kryeministri do të dërgojë ftesë zyrtare për takim liderësh dhe pastaj Ali Ahmeti a do të pajtohet që Kovaçevski në katër sy të flas për të ardhmen e shtetit të vet”, tha Hristijan Mickovski-kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Takimi do të mbahet nesër në ora 11 në klubin e deputetëve, ndërsa siç paralajmëroi kryeministri Kovaçevski në fokus do të jenë dy tema, sjellja e vendimeve për Eurointgrimet e vendit dhe e dyta do të jetë aktivitet e të gjithë politikanëve në Maqedoni në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët.