Mickoski i shpall luf’të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

Picture of Ina Online
Ina Online

11/11/2024

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar sot luftë të ashpër të pavarësimit të prokurorisë dhe gjyqësorit nga ndikime politike. Ai tha se, ka pak njerëz brenda institucioneve të drejtësisë që janë ende nën ndikim dhe presion të qeverisë së kaluar, megjithatë kryeministri pretendon se ato, po përpiqen të pengojnë ndërmarrjen e masave vendimtare ndaj kriminelëve që ishin simbol i qeverisë së kaluar.

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së

Nuk besoj se kjo luftë do të jetë e shkurtër. Kjo luftë do të jetë e gjatë, rraskapitëse, sepse ata janë elastik. Ato instalime janë të vështira, janë të pakta, të merremi vesh, nuk janë shumë. Janë pak njerëz në prokurori dhe në gjyqësor që i binden verbërisht pushtetit të kaluar nga LSDM dhe BDI, por mund t’ju them se do të fitojmë. Dhe atë që kam thënë, atë edhe e kam bërë. Në fund ne do të fitojmë dhe ata do të mposhten. Qytetarët e Maqedonisë do ta kenë gjyqësorin, ashtu siç e meritojnë, e jo padrejtësi nga ata pak njerëz që i binden në mënyrë të detyruar Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në momentin e fundit gjithmonë marrin sulme stomaku, viruse, dhimbje koke dhe temperaturë kur duhet të veprojnë kundër, fatkeqësisht, kriminelëve që ishin simbol i një keq qeverisjeje shtatëvjeçare”.

Duke komentuar vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Mickoski tha se, instalimet e qeverisë së kaluar në gjyqësor janë elastike dhe lufta kundër tyre do të jetë e ashpër.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Sa i përket vendimit dhe komentit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mund të them se instalimet e LSDM-së dhe BDI-së janë elastike dhe lufta kundër tyre do të jetë e ashpër. Nuk pres që të jetë e lehtë në prokurori dhe në drejtësi. Sepse synimi i tyre, për të bërë gjithçka për të shkatërruar prokurorinë dhe gjyqësorin, që të mund t’i mbrojnë pronarët e tyre të vërtetë, ata pak prokurorë dhe gjyqtarë, po merr përmasa epike. Për këtë kam folur edhe në seancën e fundit parlamentare kur iu përgjigja pyetjeve të deputetëve”.

Në seancën e 8 nëntorit, Antikorrupsioni vendosi që, 4 anëtarët e ri të Bordit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik janë emëruar në mënyrë të paligjshme. Ai i kërkoi Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve të shfuqizojnë vendimet e tyre, me të cilat ato emëruar anëtare të tyre në këtë bord.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË