Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski shpalosi investimin e parë të huaj që do të ndodhë me fillimin e mandatit.
Bëhet fjalë për një park të ri me erë për prodhimin e energjisë elektrike që do të prodhojë një TW/h energji elektrike.
Sipas tij, investimi parasheh 20% të gjithë prodhimit të energjisëelektrike në vend. Mickoski këtë e shpalosi gjatë Forumit të Energjisë të mbajtur në Shkup, ku në fokus është është industria energjetike që bashkon novatorët dhe ekspertët kryesorë.
Mickoski theksoi se prioriteti më i madh do të jetë riorganizimi i tregut të energjisë elektrike, pra të bëhet një bilanc se sa importohet dhe sa eksportohet.
“Presim investimet e para të huaja direkte në vend me qeverinë e re, që do të shpallet me fokus në sektorin energjetik me fokus në instalimin e një parku të ri me erë që do të jetë në pjesën lindore të vendit ndërmjet Karbincit, Shtipit dhe Radovishit. Tre komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh dhe prodhimi i energjisë elektrike pritet të jetë afërsisht një terra vat orë, që është një milion megavat orë që është afërsisht 20% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend, dhe ky do të jetë investimi i parë i huaj direkt që do të shpallet nga qeveria e re në Maqedoni”, theksoi Mickoski.
Ai paralajmëroi edhe ndryshimin e mënyrës së ngrohjes së 600 objekteve publike që ende përdorin lëndë djegëse fosile mazut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes, shumica e këtyre objekteve janë shkolla.