Mickoski kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatar

0

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka prezantuar idenë që për kandidat për mandatar për qeverinë e re nga kjo parti të jetë kryetari Hristijan Mickoski.

“Njëzëri u soll vendim që kandidat për mandatar të jetë Prof. Dr. Hristijan Mickoski. Kështu që në këto zgjedhje krahas VMRO-DPMNE-së, kandidatët e tyre do të kenë edhe LSDM dhe BDI. Ndërsa vendimit final do ta sjellin qytetarët në zgjedhje. Në këto momente konsiderojmë se më e rëndësishme është që opinioni të fokusohet te problemi më i madh, infeksioni dhe bilanci i zi rekord të rasteve të reja. Prioritet më i madh është shëndeti i qytetarëve” shkruhet në njoftimin e partisë opozitare.