Mickoski: Kapitulluam, në referendum votoj kundër

0

Marrëveshje kapitullimi, kështu e ka quajtur lideri i opozitës, Hristijan Mickoski marrëveshjen e arritur për emrin midis Athinës dhe Shkupit zyrtar.

Lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencën me gazetarët tha se kjo është një ditë e vështirë për vendin dhe për qytetarët e saj.
“Pa marrë parasysh se si e provon Zoran Zaev për të demonstruar eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje”, theksoi Mickoski, duke shtua se me marrëveshjen janë pranuar të gjitha kërkesat greke. Ai sdhtoi se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës për ndryshimin e emrit, ndërsa i pyetur se cila do të jetë përgjigja e tij në referendum ai nënvizoi: Si Hristijan do të votoja kundër emrit të pranuar”. /IBNA