Mickoski: Kjo është Qeveri e BDI-së e administruar nga Kovaçevski, sa më shpejt zgjedhje

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/01/2022

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen një orë e më parë. Kjo shumicë parlamentare dhe qeveria e BDI-së e administruar nga Kovaçeski po mbahet në mënyrë artificiale”, tha sot nga Ohri kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ai bëri të ditur se partia opozitare së shpejti do të propozojë aktivitete që synojnë shpalljen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja.

“Ne jemi gati dhe do të dorëzojmë në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë qeverisje teknike, pra njëqind ditë humbje kohe e qytetarëve, por do të përdorim afatin kushtetues prej 45 deri në 60 ditë”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE, tha ai, nuk e kundërshton daljen në zgjedhje me përbërjen aktuale të qeverisë.

“Nëse u tremben, Spasovski le të mbetet ministër i Brendshëm, ministri i ri i Punës dhe Çështjeve Sociale. Nuk do të ketë zvministra nga opozita në bujqësi, financa, shoqëri informative, le të mbetet kjo qeveri siç është dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski, duke bërë të ditur se partia opozitare është e gatshme të diskutojë për futjen e një njësie zgjedhore.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ali Ahmeti fronti

Fronti Evropian i përgjigjet Mickoskit

vucic

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal? “Misioni” i Vuçiç në OKB

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

ZEQIRIJA-IBRAHIMI-696x462-696x430-1

Ibrahimi: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

veri

DW/ Kosova: Përgjegjës Beogradi për dështimin e votimeve në veri

mickoski ali ahmeti

Mickoski i’a kthen porosinë Ahmetit

uck-vrasje

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

zgjedhje maqedoni

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues

INFO

NA NDIQ