Zgjedhjet lokale, Mickoski paralajmëron “koalicion” me VLEN dhe ZNAM

Picture of Ina Online
Ina Online

07/03/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski, përpara dorës së zgjatur nga opozitari Venko Filipçe për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të tetorit, kërkon mbështetje mbarëshoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, përcjell Alsat.

“Unë pres mbështetje shoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar, në të cilën gjendet VMRO-DPMNE, koalicioni Maqedonia e jotja, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM, pasi që jam i bindur se politikat që i udhëheqë ky koalicion janë me të vërtetë politika në interes të qytetarëve”, tha Hristijan Mickoki, kryeministër.

Orce Gjorgjievski dhe Zllatko Perinski, janë dy emrat më të përfolur për disa muaj si kandidatë të mundshëm të VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit. Mickoski, thotë se deri më tani asnjëri prej tyre, zyrtarisht nuk ka shfaqur interes.

“Është mirë që të ketë interes, as njëri e as tjetri mua zyrtarisht nuk më ka thënë nëse është i interesuar të jetë pjesë e kandidatëve që do të jenë në anketat brendapartiake, por ja do ta dëgjoj këshillën tuaj, kur t’i fillojmë anketat për matjen e kandidatëve potencial për Qytetin e Shkupit do t’i përfshijmë edhe këto dy emra, krahas tjerëve”, tha Hristijan Mickoki, kryeministër./Alsat

TË FUNDIT

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË