Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

Picture of Ina Online
Ina Online

12/06/2024

Vazhdon zënka verbale mes Mickoskit dhe Llogës për fatin e Këshillit Gjyqësor. Mandatari nuk mendon njësoj sikur ministri i Drejtësisë se Uashingtoni dhe Brukseli ishin kundër shpërbërjes së përbërjes aktuale të Këshillit dhe shtoi se ka informacione për të kundërtën, përcjell TV21.

Mickoski thotë se ky premtim nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së është pjesë e luftës kundër krimit dhe do të rezultojë në rritjen e besimit në gjyqësor.

“Z. Krenar Loga ka pasur mundësinë gjatë mandatit të tij, në vend që gjyqësori të ketë besimin e qytetarëve prej 2, 3, 5 për qind, të bëjë reforma dhe ta rrisë atë besim. Fatkeqësisht atij i mungonte ajo”tha Mickoski.

Mickoski nuk i kurseu kritikat për Llogën, i cili më herët kishte akuzuar se ideja për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor do ta përqendronte pushtetin në një parti.

“Për fat të keq ai vendosi që në vend që të punojë për qytetarët, krijoi terren pjellor nga Zajasi nga ku i do të lindin kuadro në prokurori dhe drejtësi. Mendoj se ka gjetur një lokacion të keq në Google Maps, duhet të gjente një tjetër, që është në zyrën e Ministrit të Drejtësisë”, deklaroi Mickoski.

Por, Mickoskit i është përgjigjur, ministri Lloga përmes një postimi në rrjetet sociale.

“ I nderuar mandatar, Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël, ndonjëherë edhe selia juaj ishte aty, prinë e ngrirë para gjykatës. Ndoshta edhe kishit të drejtë, por atëherë fati, sipas njerëzve tuaj, varej në ato koordinata.

I nderuar z. Mickoski, Unë jam përgjegjës për Ministrinë e Drejtësisë që nga data 01.03.2023 dhe përgjegjësia ime është e kufizuar për shkak të faktit që të gjithë ata kuadro me të cilët ju po spininoni, janë të punësuar si pjesë e qeverisjes tuaj nga viti 2006 deri më 2017, disa nga “tefterçja” e Gordes, disa nga gjyqësori “svarovski” të cilin ju e ndërtuat për më shumë se një dekadë. Dhe në fund, sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të njeriut për të cilin ju shërbyet si Sekretar i përgjithshëm, respektivisht njeriut që ju zgjodhi të bëheni kryetar i VMRO-DPMNE. Edhe 1 miliard euro nga ai do t’ju vijë, dhe vizita e parë zyrtare do të jetë nga ana e kujdestari i tij”, ka shkruar ai.(INA)

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË