Mickoski: LSDM-ja kërkon zgjedhje të ndara që humbja e tyre të jetë më e vogël

INA
INA

31/10/2023

LSDM-ja nuk e përjashton mundësinë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në grupin ndërpartiak në Kuvend. Kjo ishte kërkesë e opozitës, pasi pushteti paraprakisht i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të caktojë përfaqësues të saj në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë i cili përgatit ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në Kuvend, si institucioni kyç për shpalljen e zgjedhjeve.

“Qëndrimi ynë mbetet parimor se zgjedhje do të ketë në afatin e rregullt, që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Nëse hapet çështja e saktësimit të datës së zgjedhjeve, atëherë ne edhe nëse hapet kjo çështje te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, atëherë jemi të gatshëm që të delegojmë përfaqësuesit tanë në këtë grup punues, i cili do të përcaktojë datën e saktë të zgjedhjeve”, deklaroi Daniela Nikolova – deputete e LSDM-së.

Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pushteti për shkak të taktizimeve partiake po i shmanget marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, e cila do të rezultonte me përfshirjen e serishme të LSDM-së në qeverisjen e ardhshme. Mickoski përsëriti thirrjen për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.

“Mendojnë se do të kishin rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale, ndaj sa më larg të jenë zgjedhjet parlamentare, njerëzit do të shkojnë në pushime vjetore dhe pjesëmarrja do të ishte më e ulët dhe kështu do të kishin arritur një lloj rezultati konkurrues, pas çka supozoj si të tretët në zgjedhje, do t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në një lloj qeverie të ardhshme”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë vonuar, sepse parapëlqehet që të mos miratohen ndryshime të tilla gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Më herët, opozita tha se nuk do të delegojnë përfaqësues në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë, sepse bëhet fjalë për ndryshime teknike, për të cilat do të jepnin mbështetje në Kuvend. Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të dyfishta në afatin e rregullt, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se datat e vetme janë mes 5 dhe 8 majit. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

INFO

NA NDIQ