Marketet që nuk do të respektojnë masat për kontrollimin e çmimeve, do të gjobiten. Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se nuk do të lejojë “kartele” që nuk e respektojnë ligjin, duke ju referuar marrëveshjes së kanë pasur rrjetet e mëdha të marketeve për të koordinuar çmimet.
“Në bazë ditore jam në komunikim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, me Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës dhe si asnjëherë më parë është mbuluar terreni me inspektime, me analizë të qartë dhe me ndjekjen e situatës me rrjetet e marketeve, supermarketet dhe minimarketet. Secili që të mendojë se do të shërbehet me truke, ka ligj dhe do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin. Të gjithë ata që mendojnë se do të shoqërohen si kartele, ka ligj dhe do të përgjigjen para ligjit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk
Mickoski: Marketet që nuk do të respektojnë masat për kontrollimin e çmimeve, do të përgjigjen para ligjit


INA
26/02/2025
TË FUNDIT