Mickoski: Me propozimin francez i hap negociatat Shqipëria, jo Maqedonia

Mickoski: Me propozimin francez i hap negociatat Shqipëria, jo Maqedonia
Mickoski: Me propozimin francez i hap negociatat Shqipëria, jo Maqedonia
Publikuar 17:10 4 Korrik, 2022
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën thirrje për protesta masive para Qeverisë, kundër propozimit francez, përcjell TV21. Sipas Mickoskit me pranimin e këtij propozimi, Edi Rama dhe Shqipëria fillojnë negociatat dhe jo edhe Maqedonia e Veriut.

“Ne nuk do të fillojmë tani negociatat, këtë duhet me patjetër qytetarët ta dini. Shqipëria do të fillojë, jo ne. Shqipëria po, por jo ne. Ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën. Në këtë e nënshkruajmë që Shqipëria të nisë negociatat dhe jo Maqedonia. Këtë duhet ta dijë çdo qytetarë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, le të fillojnë. Nëse Komisioni Evropian ka vlerësuar se vendi i Edi Ramës është aty, ndërsa vendi i Maqedonisë nuk është aty, ky është vendim i Komisionit, nuk përzihem. Nëse është vendim i Komisionit evropian që Maqedonia 20 vite të presë, ndërsa Edi Rama të jetë atje, sepse ai ka vlera evropiane dhe jo unë dhe as këta njerëz këtu, atëherë ky është vendimi i tyre”, deklaroi Mickoski.