Mickoski: Me vet faktin që Grubi u arratis, nënkupton se ai është fajtor

Picture of INA
INA

20/12/2024

Kryeministri Mickoski thotë se me vet faktin që Grubi u arratis nënkupton se ai është fajtor për veprën për të cilën ngarkohet. Ndërkohë nënkryetari i VMRO-së Nikollovski shprehet i bindur se ish zv.kryeministri do të përballet me Drejtësinë. Nga ana tjetër BDI-ja bën paralele me personat në listën e zezë amerikane.

“Me vetë atë që dikush është i arratisur dhe nuk është i qasshëm për organet e drejtësisë dhe ndjekjes, ai ose ajo vetëm konfirmon se është fajtor”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Me këto fjalë e komenton kryeministri Hristijan Mickoski, arratisjen e Artan Grubit, i cili bashkë me drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami janë të pakapshëm për drejtësinë të cilat e kërkojnë për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore në vlerë mbi 8 milionë euro.

“Absolutisht, Artan Grubi dhe për të gjithë ata që ekziston dyshim të bazuar se kanë kryer krim duhet nga ana e prokurorisë të dëshmohet se janë fajtorë, ndërkaq nga ana e gjykatave të miratohet masë në bazë të provave dhe akuzës, ndërkaq i akuzuari të dëshmojë në procedurë gjyqësore se është i pafajshëm. Kështu do të duhej e gjithë kjo të funksionojë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, nuk është i befasuar me lëndën e Prokurorisë për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, ndërkaq është i bindur që Grubi do të përballet me drejtësinë.

“Për mua Lotaria nuk është befasi, ajo ishte lavatriçe e parave, ajo ishte fole e krimit edhe i LSDM-së edhe i BDI-së, në mënyrë vëllazërore e kanë bërë atë…Jam i bindur se fletë-arresti ndërkombëtar nëpërmjet Interpolit do të japë fryte dhe do të sillen. Në fakt, Artan Grubi nuk është Asad që dikush t’i japë azil, bëhet fjalë për politikan lokal, i cili nuk besoj se do të ketë sukses strehë kudo në rruzullin tokësor”, tha Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim, në të cilën Grubi ishte në majat e udhëheqjes, hedh paralele me mes Grubit dhe ish zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili më parë është futur në Listën e Zezë të SHBA-së. Sipas tyre, Angjushevi po bën biznes lirshëm dhe për këtë, dyshojnë për drejtësi selektive.

“Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Grubi, në mbrëmjen e 15 dhjetorit duke përgënjeshtruar se është arratisur nga vendi, tha se ka udhëtuar jashtë shtetit për vizitë private. Të nesërmen, më 16 dhjetor është bastisur shtëpia e Grubit, ndërkaq gjatë ditës Prokuroria njoftoi opinionin se ka hapur hetim për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, ku si i dyshuar është Grubi. Krahas, Grubit në hetim është i përfshirë edhe Përparim Bajrami, i cili nuk ndodhet në shtet për një periudhë më të gjatë. Në hetim janë të përfshirë edhe katër persona tjerë, të Sektorit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore, të cilët kanë mbetur pa pasaporta. Policia, shpalli fletëarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin. Grubi, nga shteti ka dalë nga pika kufitare Bllacë, megjithatë nuk dihet nëse destinacioni i tij i fundit ka qenë Kosova apo ndonjë shtet tjetër. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Inaugurimi i Trump – bileta deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha

Xumi debat të fortë me Gjestin, i përmend Xhenetën: Ta mori Edi

Sondazhi i ri: Ja sa për qind do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje

Ngjela: Ja pse viti 2025 do të jetë i rëndësishëm për shqiptarët

Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar nË ueb-faqet dhe aplikacionet shtetërore

Kallëzim penal kundër një personi nga Dibra, ka vjedhur rrymë elektrike tek fqinjët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË