Mickoski: Në listat e VMRO-së mund të ketë edhe kandidatë shqiptarë

Kryetari i VMRO-DPMNE së nuk e përjashton mundësinë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listë të kandidatëve për deputetë të ketë edhe përfaqsues shqiptarë,. në listat eVMRO-DPMNE-së

Në listë pse jo ne kemi anëtarë prej të gjithë nacionaliteteve, kemi dhjetëra shqiptarë turqë, rom.. deklaroi Mickoski.

Opozita maqedonase ka nisur me bojkotin e punës së Kuvendit duke pamundësuar kështu miratimin e të gjitha ligjeve që kërkojnë dy të tretat e votave, por edhe mbajtjen e seancave të rregullta për shkak të shumicës së brishtë parlamentare, pasi nga 120 deputetë sa numëron Kuvendit, shumica ka 64.

Deri te bojkoti erdhi pasi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që drejton Lidhjen Social Demokrate, refuzoi kërkesën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, për takim liderësh në të cilën kërkohej që të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

VMRO-ja vlerëson se Qeveria nuk ka legjitimitet dhe aftësi për të udhëhequr vendin, që sipas saj, është në gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit.