Mickoski: Nëse koalicioni LSDM-BESA e fiton mundësinë të bëjë qeverinë, do të vijojë shkatërrimi përfundimtar i Maqedonisë

0

Këto janë zgjedhje, në të cilat krimi dhe korrupsioni do të kundërshtohen me ligjet. Vendosim se çfarë do të jetë Maqedonia e ynë për një vit. Jam i bindur në vendosmërinë dhe guximin e çdo qytetari që t’i kundërshtohet kësaj udhëheqësie të LSDM-së, të udhëhequr nga Zoran Zaevi, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me qytetarët e Bogdancit.

“Nuk do të flas për tërë atë që ka ndodhur gjatë tre viteve të kaluara, pasi secili prej jush atë e ka ndjerë në vete, secili është më i varfër, secili prej jush ndjehet i poshtëruar, i turpëruar. Tani 18 vite LSDM-ja nuk ka fituar në zgjedhje parlamentare, ashtu do të jetë edhe tani”, tha Mickoski.

Nëse koalicioni LSDM-BESA e fiton mundësinë të bëjë qeverinë, tha ai, do të vijojë federalizimi dhe shkatërrimi përfundimtar i Maqedonisë.

Ai porositi se me ripërtëritjen vjen koha e politikanëve, të cilët punojnë së bashku me popullin dhe interesat e popullit.