Mickoski: Nëse Kuvendi nuk shpërndahet deri te dielën, do të ketë krizë politike

0

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski është i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa nëse Parlamenti nuk shpërndahet deri të dielën, sipas tij do të futemi në krizë serioze politike.

“Jam i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill. Nëse Parlamenti nuk shpërndahet deri të dielën, ne futemi në një krizë serioze politike”, thotë Mickoski, i cili ka qenë i ftuar në emisionin në “Alfa”, “Çka nuk është e qartë?” në përgjigjen e pyetjes nëse pas kërkesës për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi është e mundshme të ndodhë kthesë dhe të vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve. Ai tha se sot në Kuvend është bërë pazar që të sigurohet dy të tretat e shumicës për propozim ligjin e Prokurorisë publike.

“Unë nuk do të doja të bie aq poshtë për të zbuluar se si është bërë pazari. Por ky është tregues se çka do të ndodhë më 12 prill, dhe ditën pas kur do të humb Zaevi dhe do të shihet edhe një herë se për çka është i përgatitur”, thotë Mickoski, sipas të cilit projekt-ligji për PP-në është antikushtetues dhe partia e tij nuk do ta mbështesë. Ai gjithashtu foli edhe për arsyen se përse partia e tij nuk do ta braktis Parlamentin, pasi nëse partia e tij do të kishte vendosur të ndërmarrë një hap të tillë, në mënyrë ekspres do të votoheshin jo vetëm ligji i PP-së, por edhe ligjet e tjera të cilat sipas Mickoskit do të përfitonte familja e Zaevit.