Nuk ka vendim të Qeverisë, marrëveshja nuk është nënshkruar, nëse opinioni thotë nuk duam, nuk do të nënshkruajmë, përsëriti kryeministri Hristijan Mickoski, për parkingun te Qendra Klinike Nënë Tereza në Shkup, në lidhje partneritetin publiko-privat ku është zgjedhur kompania “Gjoka” nga Shqipëria.
“Asgjë nuk është nënshkruar, asgjë nuk është përfunduar. Ne e dëgjojmë opinionin. Opinioni nuk është i kënaqur. Nga e gjithë ajo që paraprakisht kam thënë se gjithçka është sipas ligjit, kjo nuk do të thotë se do të nënshkruajmë marrëveshje. Nuk ka vendim të Qeverisë, marrëveshja nuk është nënshkruar, nëse opinioni thotë nuk e duam, nuk do ta nënshkruajmë…ne si Qeveri duam që kaosi dhe ato gjëra që ndodhin atje t’i organizojmë. Me atë menaxhon Parkingu i Qyetetit- Shkup, ja ata le të vendosin rend, ne nuk kemi asgjë kundër, vetëm le të zgjidhet kaosi”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.