Mickoski: Nëse VMRO-ja vjen në Qeveri do ta ndërtojmë autostradën Shkup-Bllacë

0

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në një paraqitje para mediave premtoi se nëse VMRO-ja vjen në Qeveri në Maqedoni nuk do të ketë rrugë të pa asfaltuar, në këtë aspekt ai pohoi se me ardhjen e partisë së tij në Qeveri, do të ndërtohen 3 autostrada të reja, raporton TV21.

“Do të ndërtojmë rrugë të reja por edhe ato që kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar. Do të ndërtojmë edhe autostradën Shkup-Bllacë. Për një mandat do të investojmë 2 miliardë euro, në infrastrukturë”, tha Micksoki.

Përpos premtimeve për asfaltimin e rrugëve, Mickoski reagoi edhe për marshin e drejtësisë të cilin mbrëmë e mbajti Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Mickoski shtoi se me ardhjen e VMRO-së në vend do të kthehet drejtësia.