Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Viktor orban mëngjesin e sotëm zhvilluar takim e përbashkët në vilën qeveritare në Ohër.
Mickoski përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë një porosi duke bërë të ditur se ky takim konfirmon aleancën strategjike me Hungarinë, përcjell INA.
-“Kam pasur një takim të frytshëm dhe miqësor me kolegun hungarez Viktor Orban. Historia dëshmon për kërkimin tonë të përbashkët për paqe, prosperitet dhe bashkëpunim. Në të kaluarën, Hungaria ishte një nga partnerët tanë të parë që njohu aspiratat maqedonase për pavarësi dhe sovranitet. Prej vitesh, lidhjet politike dhe ekonomike mes vendeve tona janë thelluar dhe takimet e sotme vetëm sa konfirmojnë aleancën tonë strategjike. Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se si një shtet mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global”, shkroi Mickoski në rrjetet sociale.
Pas këtij takimi pritet të zhvillohet takimi ndërmjet dy qeverive, ndërsa më pas vijon konferenca e përbashkët e kryeministrave Mickoski dhe Orban. Pas pjesës protokollare, dy kryeministrat do të zhvillojnë një vizitë të pjesës qendrore të Ohrit. (INA)