Mickoski: Pa VMRO-DPMNE-në dhe pa garanci nga Brukseli nuk ka ndryshime kushtetuese

Picture of Ina Online
Ina Online

31/12/2024

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski theksoi edhe një herë qëndrimin se pa garanci nga Brukseli dhe pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

Mickoski këtë porosi e përcolli në konferencën e fundvitit, përmes një video mesazhi.

Ai shtoi se edhe në Bruksel u ka thënë liderëve se nëse janë të gatshëm të bisedojnë për përfundimin e procesit, atëherë jam i gatshëm për ndryshime.

“Pa VMRO DPMNE-në, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Kështu siç janë konceptuar nuk ka dhe nuk do të ketë, do të përsëris, kështu si janë konceptuar, përderisa unë e udhëheq Qeverinë dhe jam kryetar i VMRO-së nuk do të ketë. Përse? Për shkak se nuk jam aventurier e as ekzibicionist në jetën time, shkelë në dërrasë të fortë dhe nëse marr çfarëdo lloj vendimi, i njëjti dua që të jetë fundi i një procesi dhe jo fillimi. Kur ndokush në Bruksel do të jetë i gatshëm të bisedojë me mua për përfundimin e procesit, atëherë unë do të jem i gatshëm. Përndryshe kryeparlamentari Gashi ka dhënë deklaratë të mençur dhe inteligjente pasi për dallim nga individë, është i vetëdijshëm për realitetin në Maqedoni, se pa VMRO DPMNE-në nuk ka ndryshime kushtetuese”, theksoi Mickoski.

Ai vlerësoi edhe një deklaratë të kryeparlamentarit Afrim Gashi lidhur me këtë proces.

“Kryeparlamentari Gashi ka dhënë një deklaratë shumë të mençur, sepse për dallim nga disa individë, ai është i vetëdijshëm për realitetin këtu se pa VMRO-DPMNE nuk ka ndryshime kushtetuese”, shtoi kryeministri në konferencën e fundit për media në Qeveri për vitin 2024.(INA)

TË FUNDIT

Inaugurimi i Trump – bileta deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha

Xumi debat të fortë me Gjestin, i përmend Xhenetën: Ta mori Edi

Sondazhi i ri: Ja sa për qind do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje

Ngjela: Ja pse viti 2025 do të jetë i rëndësishëm për shqiptarët

Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar nË ueb-faqet dhe aplikacionet shtetërore

Kallëzim penal kundër një personi nga Dibra, ka vjedhur rrymë elektrike tek fqinjët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË