Mickoski paralajmëroi shkarkimin e zëvendësdrejtorit të “Rrugëve të Maqedonisë” nëse konstatohet se ka vrarë ari

Picture of INA
INA

08/01/2025

Nëse vërtetohet se zëvendësdrejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango ka qëlluar ariun me të cilin po fotografohej, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi dhe shkarkimin e tij nga detyra. Sjelljet e tilla devijuese, siç tha ai, nëse vërtetohen, nuk do të justifikohen me amnisti, transmeton Portalb.mk.

“Nëse vërtetohen këto pretendime, unë do të kërkoj përgjegjësi dhe ai do të shkarkohet menjëherë. Absolutisht djelljet e tilla devijuese, nëse vërtetohen, as nuk i arsyetoj, as nuk kam ndërmend t’i amnistoj”, tha kryeministri.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” ditë më parë ka njoftuar se zëvendësdrejtori i “Rrugëve të Maqedonisë”, ka bërë një foto me një ari të cilin e ka qëlluar në dhjetor 2024 dhe kërkuan që ai të përgjigjet penalisht.

Drango mohoi pretendimet e shoqatës, duke thënë se nuk ai nuk e ka qëlluar ariun, por se kafsha ishte viktimë e një aksidenti trafiku, dhe se ai dhe punonjësit e kompanisë e nxorën atë nga rruga, pas së cilës ai u fotografua me të.

Prokuroria Themelore Publike Manastir njoftoi se do të hap lëndë për rastin.

Ndryshe, asnjë institucion në Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna të sakta se sa vepra penale kryhen ndaj kafshëve të egra. Nuk dihet numri i kafshëve të kapura, të vrara, të torturuara apo të helmuara ilegalisht, nuk dihet as edhe nëse janë hetuar këto raste, a janë ngritur akuza dhe as nëse është shqiptuar ndonjë dënim dhe i çfarë lloji. Nuk ka të dhëna nëse ndonjë person ka kapur apo vrarë një rrëqebull ballkanik apo ka helmuar zogj, nëse ka mbajtur përgjegjësi për këtë dhe as se sa kafshë të egra janë viktima të kurtheve të ngritura ilegalisht në male.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË