Mickoski paralajmëron shfuqizimin e Qeverisë teknike!

Picture of INA
INA

05/06/2024

VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit kanë ndarë postet ministrore si dhe kanë arritur marrëveshje për eshalonin e dytë dhe të tretë, përkatësisht zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe postet e drejtorëve. Mickoski nesër pret që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe, siç paralajmëroi, nuk do të duhet të presë shumë për ta dorëzuar në Kuvend propozimin për Qeverinë e re.

“Negociatat janë duke përfunduar, tashmë janë përfunduar deri diku, në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare. Negociatat kanë përfunduar dhe, thënë kushtimisht e kusht, eshaloni i tretë”, tha Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski nuk deshi të zbulojë se cilët persona do të propozohen nga VMRO-DPMNE për ministra. Ai u përgjigj se konsultimet brendapartiake po vijojnë.

Sipas informacioneve të TV21, Timço Mucunski do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gordana Koçovska Dimitrievska me Ministrinë e Financave, ndërsa Stefan Andonovski me Ministrinë e re të Digjitalizimit. Jozyrtarisht, Sanja Bozhinovska përmendet si ministre e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Cvetan Tripunovski si Ministër i Bujqësisë, Borko Ristovski Ministër i Sportit, ndërsa në MPB do të zgjidhet mes Pançe Toshkovskit dhe Igor Janushev.

Mickoski sot në Kuvend e ka dorëzuar propozimin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore. Qeveria e re propozon krijimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministrinë e Digjitalizimit dhe Ministrinë e Administratës.

Mandatari i ardhshëm pret që nevoja për këto ndryshime ligjore të miratohet të premten në seancën e Kuvendit, ndërsa ministritë e reja të formohen të martën e ardhshme. Ai kërkoi mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare, duke qenë se bëhet fjalë për ligj reformues, për të cilin nevojiten 80 vota “PËR”. Mickoski nuk është përgjigjur konkretisht nga kush pritet mbështetje, pasi koalicioni i tij numëron 78 deputetë.

“Të mos supozojmë. Mendoj se e dini se ne nuk jemi politikanë fillestarë dhe naivë për të besuar në rastësi. Rastësitë janë shumë të rralla në politikë, deklaroi Mickoski.

Sipas marrëveshjes, nga Koalicioni VLEN, ministër i Ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa ministri i Ekonomisë do të jetë Besar Durmishi.

Jozyrtarisht Fatmir Limani pritet të jetë ministër  për politika sociale, ndërsa Admirim Aliti  ministër për integrimet evropiane. Bujare Abazi, do të jetë ministre pa portofol e ngarkuar për qeverisjen të mirë. Ministre e Drejtësisë duhet të jetë Vesna Bendevska nga ZNAM, ndërsa pritet që kjo parti të marrë edhe Ministrinë e Administratës.

Përveç ligjit për riorganizimin e organeve të administratës, Mickoski pret mbështetje prej 2/3 për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, sepse, siç thotë ai, mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve duhet të ndryshohet. Po ashtu, Mickoski bëri të ditur se një nga detyrat e përbërjes së ardhshme parlamentare do të jetë edhe shfuqizimi i Qeverisë teknike.

TË FUNDIT
23 minuta
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
26 minuta
Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut
2 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve
2 orë
Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori
2 orë
Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

ME TE LEXUARA

7 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
1 ditë
Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?
2 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve
19 orë
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
6 orë
Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa

LEXO MË SHUMË

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

mexhiti 1

Izet Mexhiti mer detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

maricic orhan

Orhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane

FB_IMG_1719229651966

Grubi: Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Kryetarit Ali Ahmeti

vesna

Vesna Janevska e mori funksionin ministër i Arsimit dhe Shkencës nga ministri i deritanishëm Jeton Shaqiri

INFO

NA NDIQ