Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që BDI të shkojë në opozitë dhe të mos ketë matematika për formimin e Qeverisë me ta

ina-online
ina-online

16/01/2024

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se do të bëjnë gjithçka që BDI të shkojë në opozitë dhe të mos ketë matematikë për formimin e qeverisë me ta.

“Për sa kohë që matematika na lejon të kemi mundësinë e formimit kushtimisht të një qeverie me opozitën e konsoliduar në bllokun shqiptar, kjo mundësi mbetet e hapur. Tani, nëse rezultati është 22 kundër 5 ose nëse rezultati është 20 kundër 6-7, parametri që duhet të ndjekim është i qartë, por kjo nuk do të ndodhë. Këtu ju garantoj, mbani mend këtë që them, se dallimi mes bllokut shqiptar të konsoliduar të opozitës, thënë kushtimisht, dhe BDI-së që do të jetë në koalicion me PDSH-në, çfarë ka mbetur prej saj dhe çfarë ka mbetur nga Aleanca për Shqiptarët. nuk do të jetë ashtu siç mendojnë. Diferenca do të jetë shumë e vogël dhe mund të pësojnë disfatë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “24 Analizë” në TV 24.

Ai shtoi se BDI-ja pas 20 vitesh duhet të shkojë në opozitë dhe të kalojë në një proces katarsisi, pastaj të dalë sërish në skenën politike me ndonjë program tjetër.

“Vlerësojmë që pas 20 vitesh Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të shkojë në opozitë dhe të kalojë një periudhë të katarsisit të brendshëm dhe pas 4 vitesh të tentojë të rishfaqet në skenën politike maqedonase me ndonjë program tjetër. Shihni diapazonin nga politikat ultra të gjelbra deri tek ato ultra nacionale dhe ndonjëherë edhe ato të dhunshme”, theksoi Mickoski.

Lidhur me faktin se BDI është fitues i padiskutueshëm në bllokun shqiptar sipas sondazheve, Mickoski theksoi se kjo nuk është e vërtetë sepse opinioni i sheh vetëm rezultatet e sondazheve. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

divorc tradheti

Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

policia-714x420

Ndalohet një 34-vjeçar nga Shkupi, po transportonte ilegalisht imigrantë

INFO

NA NDIQ