BDI-ja edhe një herë po tenton të kryejë sulm në sistemin e drejtësisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me paralajmërimet e Ahmetit dhe Osmanit për bojkot të zgjedhjeve lokale, por edhe për krizë politike. Deklaratat e tilla të liderëve të BDI-së vijnë në prag të seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për gjuhët. Deklarata e Osmanit për krizë politike, për kryeministrin Mickoski është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, por siç tha ai, “njeriu që e shiti identitetin tim nuk e respekton as gjuhën e tij shqipe”.
“Supozoj se kryetari e ka qortuar nënkryetarin e tij sepse po i shkakton dëm të parikuperueshëm me atë deklaratë për dy arsye. Nën një, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të një shteti, që është në kundërshtim me çdo demokraci të njohur nga bota bashkëkohore. Njeriu që negocioi dhe shiti identitetin tim maqedonas dhe gjuhën time maqedonase ka kredibilitetin më të ulët për të folur për shkak se nëse nuk më respekton mua, nuk respekton as gjuhën e tij amtare shqipe”, tha Hristijan Mikoski.
“Prandaj, në vend që të de fokusojë opinionin me shqetësim të rrejshëm për gjuhën shqipe, BDI duhet të përgjigjet: A i ka thënë Ahmeti Selës se nuk mund të heqë dorë nga shërbimet e Ramiz Merkos? Skenari i bojkotit nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin “deshqiptarizim”, për të cilin BDI po mashtron”, thotë VLEN.
Në disa tubime partiake kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se po bëhet degradim i shqiptarëve por edhe gjuhës shqipe me çka shtoi se mund të ketë edhe bojkot të zgjedhjeve lokale. Ndërsa Osmani shkoi edhe një hap më tej dhe paralajmëroi krizë të mundshme politike.