Mickoski “nënvlerëson” vizitën e Escobar: Si çdo vizitë tjetër, anipse Qeveria dëshiron ta paraqes si një buldozer diplomatik

ina-online
ina-online

23 Gusht, 2023

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vizitën e zyrtarit të lartë amerikan Escobar e ka quajtur si çdo vizitë tjetër.

Ai tha se në takimin me zv. ndihmës sekretarin amerikan të shtetit do t’i shpjegojnë argumentet, por sqaroi se qeveria dëshiron që vizitën e Eskobarit ta portretizojë si vizitë të një buldozeri diplomatik, i cili është thirrur nga qeveria për të kryer tortura.

“Në periudhën e kaluar kemi pasur shumë vizita nga përfaqësues të lartë të huaj. Ne do t’i dëgjojmë argumentet nga ajo anë, do të themi argumentet tona, përafërsisht përmbajtja e takimit është në prag, kështu që çdo bashkëbisedues me qëllim të mirë është i mirëpritur, kushdo që dëshiron të dëgjojë argumentet e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, të popullit të Maqedonisë është i mirëpritur. Fakti që qeveria tani po përpiqet ta paraqesë vizitën e Escobarit si vizitë e një buldozeri diplomatik që është thirrur nga qeveria për tortura dhe presione, kjo tashmë është një dobësi e këtyre kriminelëve nga qeveria. Askush nuk bën tortura dhe presione në shekullin e 21-të, por edhe nëse e kanë bërë, kanë zgjedhur bashkëbiseduesit e gabuar”, deklaroi kreu i partisë më të madhe opozitare.

I pyetur nëse ka presion mbi VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se kjo çështje nuk është sekret.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

INFO

NA NDIQ