Mickoski: E kuptoj protestën e qytetarëve, por jo ata që duan përfitime politike

Picture of INA
INA

24/03/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se, struktura të caktuara politike po mundohen të shfrytëzojnë situatën për përfitime personale politike.

Duke komentuar paralajmërimet për protesta pas zjarrit në diskotekën në Koçan, Mickoski tha se, mbështetë absolutisht shprehjen e revoltës përmes protestave, por se nuk i arsyeton “brejtësit politik” – siç i ka quajtur ai, për të cilat protestat janë shansë për të fituar pikë politike.

“Edhe unë jam nervoz dhe besoj se edhe ju jeni të pakënaqur. Gjithë ne jemi të pakënaqur, në gjithë këtë që ndodhë dhe nuk duhet të kemi dilema. Punët i zgjedhim dhe do të vazhdojmë t’i zgjedhim, shumë punë u zgjedhën nëntë muajt e fundit prej kur u zgjedhë kjo qeveri, për shumë çështje kjo qeveri ishte mbrojtëse, të mos lejojmë të vazhdojë poshtërimi, plaçkitja, shkatërrimi nacional i Maqedonisë. Pikërisht ky është problemi i atyre brejtësve politikë, të cilët duan të fitojnë pikë politike përmes këtyre protestave, prandaj shohin mundësi”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se i kupton të gjithë ata që kanë vendosur të shprehin zemërimin e tyre legjitim përmes një mjeti demokratik siç është protesta. Por ai tha se nuk mund t’i arsyetojë brejtësit politikë që nuk duan një qeverisje të fortë të VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tij, është tamponi dhe shtylla e fundit që nuk do të lejojë shkatërrimin e Maqedonisë si shtet.

“Unë i bashkohem absolutisht shprehjes së revoltës dhe zemërimit, sepse kemi ende shumë gjëra për të zgjidhur. Por ne do të luftojmë me atomin e fundit të energjisë për të rregulluar diçka në emër të brezave të ardhshëm. Asgjë nuk mund të bëhet brenda natës, megjithëse kemi bërë shumë në periudhën e kaluar. Kemi mposhtur disa shoqata mafioze që, për fat të keq, funksiononin në shtet. Do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon. Por, prej tani e tutje, do të doja që të gjithë të mbetemi të fokusuar dhe të unifikuar në zgjidhjen e problemeve”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se, iniciativa qytetare “Kush është i radhës” ka paralajmëruar protesta sonte për të kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Koçan, por edhe të gjitha tragjeditë viteve të fundit. Ndërkaq, protesta dhe marshe protestuese janë organizuar vazhdimisht që nga dita e tragjedisë.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË