Mickoski: “PO” ndryshimeve Kushtetuese sipas modelit Kroat

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Prill, 2023

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se partia e tyre i pranon ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat.

“Nuk e di nëse janë të sigurtë se duan që të jetë sipas preambulës së Kushtetutës kroate. Unë jam i gatshëm nëse kjo është formulë suksesi, që nesër të nis procedura, që Maqedonia të jetën shteti i një populli dhe i pakicave në të. Që nesër le të hapim Preambulën e Kushtetutës dhe ta bëjmë sipas modelit kroat, por mos të pendohen më vonë” , deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se kjo është formulë e suksesit.

Në Kushtetutën e Kroacisë thuhet se shteti është i themeluar nga kombi kroat dhe bashkësitë e tjera etnike që jetojnë, ku përmenden me radhë. dhe se kjo është formulë e suksesit.

Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e procesit në BE dhe ato dduhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së vendit, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti

Kurti në NBC: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

permbarues

VIDEO/Përmbaruesi ia mori shqiptarit nga Shkupi parcelën 470.000 euro, për borxh 30 mijë euro

INFO

NA NDIQ