Mickoski pohon se ka informacione të reja për Klinikën e Onkologjisë

INA
INA

02/11/2023

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencën për shtyp tha se ka informacione të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Mickoski prezantoi raporti nga Fondi për sigurim shëndetësor, i cili ka kryer kontroll të jashtëzakonshme financiare të furnizimeve publike në Ministrinë e Shëndetësisë për periudhën nga 1 gushti i vitit 2021 deri më 1 gusht të vitit 2023 dhe në Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023.

Raporti, siç theksoi Mickoski, tregon se ilaçet për pacientë janë vonuar, ndërsa për këtë askush nuk ka dërguar shkrim dhe nuk janë ndërprerë kontratat me furnizuesit, nuk ka pasur kontroll gjatë aplikimit të ilaçeve që u jepen pacientëve që janë të shtrirë në Klinikë dhe u janë dhënë pacientëve, të cilët është dashur t’i pranojnë në klinika tjera, ndërsa për këtë nuk ka asnjë vërtetim nëse këto ilaçe i ka pranuar pacienti.

Të gjitha dokumentet, siç paralajmëroi, do të dërgohen në Prokurorinë publike, ndërsa nga Komisioni hetimor në Kuvend kërkojnë që ta zgjerojë shtrirjen edhe me këtë periudhë të raportit.

“Bëhet fjalë për mafia të organizuar, e cila për fat të keq, ende operon, mafia e cila përfiton në kurriz të qytetarëve. Ajo që këtu është e befasuese nuk është vetëm krimi, por pashpirtësia që të përfitohet në kurriz të tjetër kujt. Duhet të ketë përgjegjësi. Kërkojmë që Komisioni në Kuvend të zgjerohet dhe të përfshihet edhe kjo periudhë nga raporti. Të gjitha këto informacione do të dorëzohen në Prokurorinë publike”, tha Mickoski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

INFO

NA NDIQ