Mickoski pret datë nga BDI-LSDM për zgjedhjet

ina-online
ina-online

28/10/2023

“I dërgoj edhe një herë një ftesë publike qeverisë dhe kërkoj që të ulemi sa më shpejt për të rënë dakord për datat e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, dy procese kyçe”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është se nuk ka nevojë të shpenzohen miliona mjete shtesë për shkak të matematikës dhe kalkulimeve politike të politikanëve tashmë të mundur që janë pjesë e qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së.

“I bëj thirrje dhe kërkoj arsye, sepse më e pakta që u duhet sot qytetarëve është frustrimi shtesë nga kombinatorika politike që po bën kjo qeveri, të ulemi. Jemi të gatshëm që menjëherë të biem dakord për datën e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që duhet të jenë bashkë me ato parlamentare. Çfarëdo date që ata zgjedhin, ne do ta mbështesim atë”, theksoi Mickoski.

Ai tha se nuk ka nevojë të harxhohen para shtesë apo siç nënvizoi dhjetëra miliona me të. cilat mund të bëhen kopshte, shkolla, asfalt, kanalizime, etj.

Mickoski shtoi se padyshim që partia në pushtet është e mposhtur dhe se për këtë e kupton pse duan ta zgjasin procesin, sepse çdo ditë për ta do të thotë tender më i negociuar privatisht.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë sot dhe jemi të gatshëm t’i pranojmë këto dy data, raundin e parë presidencial dhe raundin e dytë presidencial bashkë me ato parlamentare, ato që do të thotë qeveria e BDI-së dhe LSDM-së. Ministria e Drejtësisë asnjëherë nuk ka caktuar datë dhe as nuk ka kompetencë të caktojë data”, tha Mickoski.

Sa i përket grupit punues në Ministrinë e Drejtësisë për kodin zgjedhor, Mickoski theksoi se ai grup punues është duke punuar për ndryshime të kodit, të cilat sërish do të vijnë në procedurë parlamentare dhe VMRO-DPMNE si parti politike do të bëjë një vendim i bazuar në ato ndryshime që do t’i marrin si propozim.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir mexhiti

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

INFO

NA NDIQ