Mickoski: Së pari përfundim i negociatave, pastaj ndryshimet kushtetuese

Picture of Ina Online
Ina Online

21/02/2025

“Ne si komb kemi bërë gjithçka që kemi mundur, kemi duruar shumë poshtërime dhe kemi pranuar shumë marrëveshje të këqija për shkak të perspektivës sonë evropiane dhe anëtarësimit në NATO”. Kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë ngjarjes së Këshillit Atlantik, kushtuar së ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se tani jemi përballë një kërkese të re për ndryshimin e Kushtetutës dhe se kjo nuk garanton siguri në rrugën e integrimit evropian.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ne tani duhet të përfshijmë disa qindra bashkëqytetarë tanë në preambulën e Kushtetutës, e cila është një përshkrim i Kushtetutës sonë. Po flasim për komunitetin bullgar. Ne kemi thënë se do ta përfundojmë këtë proces vetëm pasi të kemi përfunduar negociatat, sepse kemi frikë se kjo mund të kthehet në një histori të pafundme me kërkesa të reja e të reja dhe askush nuk e di se kur do të përfundojë”.

Kryeministri Mickoski theksoi se kur flitet për të ardhmen evropiane, duhet të flitet për vlerat e përbashkëta, për inteligjencën artificiale, për një mjedis të shëndetshëm, për ekonominë, për një arsim më të mirë dhe jo për diçka që ka ndodhur në mesjetë. Sipas tij, ballkanizimi i Bashkimit Evropian është problem, sepse nëse institucionet në Bruksel keqpërdoren për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, atëherë kjo është krejtësisht ndryshe nga ideja e Degasparit, Shumanit dhe Adenauerit, themeluesve të Bashkësisë Evropiane.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË