Mickoski: S’e pranojmë, nëse Dellçevi shpallet bullgar

0

Nëse Qeveria pranon marrëveshje në të cilën Goce Dellçev njihet si maqedonas në kuptimin rajonal për shkak se është lindur në territorin e Maqedonisë, dhe bullgar me përkatësi etnike, dhe nëse gjuha maqedonase njihet si formë linguistike e bullgarishtes, kjo nënkupton asimilim të nacionalitetit maqedonas, thotë kreu i opozitës Hristijan Mickoski.

Nëse kjo qeveri mafioze në krye me Zaevin sjell një vendim të tillë, qeveria e ardhshme e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, atë vendim menjëherë do ta shfuqizojë dhe asnjëherë më tej nuk do ta respektojë. Kjo le të thuhet dhe le të shkruhet, të mos dalë pastaj që s’e kemi thënë dhe që s’ju kemi paralajmëruar”-tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE, përcjell Alsat-M.

Me protestë me automobila, opozitarja shënoi ditën e VMRO-së në rrugët e Shkupit dhe Shtipit. Mickoski ju drejtua Bullgarisë me porosinë se nuk ju duhet një fqinj i asimiluar dhe poshtëruar, kurse BE-së i kërkoi fillimin e negociatave pa kushte.(INA)