Mickoski: S’ka as datë për në BE, e as ftesë për në NATO

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka dalë me reagim pas marrjes së ftesës për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Sipas Mickoskit nuk as datë për negociata me BE-në, as edhe ftesë të pakushtëzuar për në NATO dhe se partia e tij do të vazhdojë të luftojë me forcat e saja vetanake kundër siç thotë, “kësaj të keqe që e përjeton çdo qytetar”.

“Për pushtetin fjala nuk është fjalë, as edhe veprat realitet. Patjetër të ndalojnë disfatat, ndërsa përgjigjja për këtë është secili prej jush. Erdhën në pushtet me premtimin për jetë më të mirë dhe paga më të larta. Premtuan mrekulli. Ndërsa, tani kur janë në pushtet heshtin për padrejtësitë, vrasjet e gjakftohta i trajtojnë si evidencë statistikore, për qeverinë ato janë dhunë e zakonshme dhe jo vrasje mizore”, ka thënë Mickoski duke shtuar se partia e tij do të vazhdojë të protestojë duke bërë njëherësh thirrje për marsh protestues këtë të diel në ora 13 në Kavadar.

“Maqedonia do të fitojë, Maqedonia po zgjohet. Ju presim, bashkangjituni me ne”, ka nënvizuar Mickoski

Komentet

komentet