Mickoski: S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Picture of INA
INA

14/11/2024

“Qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kjo është e qartë. Kështu thuhet në të gjitha sondazhet, ka edhe kalimtarë që më takojnë në rrugë dhe thonë vetë se “do të votojmë sërish”. Pse të shpenzojmë para, të dorëzojmë atë që është bërë”, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur sërish për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare në vitin 2025, bashkë me ato lokale.

Ai tha se e kupton se “disa nga partitë opozitare mendojnë se në këtë mënyrë do të tërheqin më shumë vëmendje”. Megjithatë, shtoi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni është gjithmonë i gatshëm për zgjedhje të mundshme.

“Ne duhet të ofrojmë atë që njerëzit kanë nevojë. Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale dhe më pas qytetarët do të thonë nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare. Nëse nevojiten, ne mund t’i rregullojmë menjëherë më pas. Nëse thonë se Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka karton të kuq, nëse i votojnë kryetarët e BDI-së dhe LSDM-së, atëherë mesazhi është i qartë, nuk do ta anashkalojmë fare këtë kërkesë. Nëse fitojmë, presim që ata të kthehen te vetja, të reformohen me njerëz të rinj dhe ide të reja”, tha Mickoski pas përfundimit të forumit të biznesit “Dialog mes sektorit të biznesit dhe qeverisë” organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë- Turqia (MATO). (INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË