Mickoski: Taravari ka vendosur të jetë mashë e BDI-së

Picture of Ina Online
Ina Online

18/05/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski nga konferenca e sotme e Unionit të Grave në VMRO-DPMNE ka komentuar largimin e Arben Taravarit nga qeveria dhe nga VLEN, përcjell TV21.

Mickoski thotë se Taravari ka vendosur të jetë, siç thotë ai, mashë e BDI-së.

“Shumë njerëz më thoshin. Largoje shpejt Taravarin. Ai dëshiron të qëndrojë në dy karrige. Të mbetet në qeveri, njëkohësisht BDI-ja t’ia mbështesë 5 kryetarë komunash, përmes mos-kandidimit të tyre dhe kështu ta fuqizojë në bazë. Ajo çfarë BDI kërkon nga ai, është të publikojë se në listat e këshilltarëve do të shkojë vetëm , që të mund BDI-ja të numërojë më shumë këshilltarë sesa VLEN. Nëse kjo ndodhë, edhe pse jam i bindur se as kjo nuk do të ndodhë. Paramendoni çfarë strategjie, sikur numri i këshilltarëve duhet të më bind mua se duhet ta marrë BDI-në në qeveri, e jo parimet, programi dhe qëllimet e përbashkëta. A mendojnë ata se unë do ta harrojë sesi Bujar Osmani e shiti identitetin tim maqedonas? A mendojnë se ashtu do të kalojë? Por kjo është, ka vendosur Arbeni që të jetë mashë e BDI-së dhe t’i mbajë në jetë politike të gjithë ata për të cilët personalisht ai, ka folur punët më të këqija. Me të vërtet mëkat. Por siç kanë vendosur, ashtu le të vazhdojnë. Unë nuk jam i shqetësuar, vetëm mund të jem i zhgënjyer, por kjo nuk do të ma ndryshojë besimin te njerëzit dhe në fjalën e tyre. Unë jam optimist i pandryshuar. Unë besoj te njerëzit dhe te fjala e tyre. Miqtë që më thoshin më shpejtë ta largoj nga qeveria, unë u thosha mirë, lëreni Taravarin le të mendojë, le të rrotullohet si peshku që kërcen në të thatë. Le të shpik arsyetime, e të shoh si do të mundohet ta gjuajë topin, fajin, që ikë nga ne. Ta shoh se si do të më shikojë në sy, pas gjithë asaj që unë dhe ai si miq kemi kaluar. Turpi është te ai, ai duhet të shpjegojë, e jo unë. Shpirti dhe ndërgjegjja jonë janë të pastra”, tha Mickoski./tv21.tv

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË