Mickoski: Të dorëhiqet menjëherë Qeveria

Presidenti i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bëri thirrje që qeveria të japë dorëheqjen pasi policia nuk arriti të gjente sot Sasho Mijalkov, i cili ishte akuzuar në rastin “Target-Fortesa” dhe vendimi i të cilit pritej të shqiptohej të Premten.

“Kam thënë shumë kohë më parë se mafia ka shtetin e saj. Nuk ka rregull që ata nuk e kanë thyer.
Jepni dorëheqjen menjëherë nga qeveria!” shkroi Mickoski.