Mickoski: Zaev të merr guxim të del para qytetarëve të flasim, të mos fshihet

0

Pas premtimeve që i dha për ndërtimin e autostradave, Shkup-Bllacë, Shkup-Manastri dhe Kërçovë-Ohër, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i apeloi kreut të LSDM-së, Zoran Zaev që të mos fshihet dhe të dalë në debat televiziv. Mickoski tha se pret që së paku një përballje të realizohet, raporton TV21, përcjell INA.

“Do të ishte mirë të kishim një ballafaqim parazgjedhor. Gjatë zgjedhjeve supozoj që do të kemi mundësi tjera për të biseduar për ofertat. Por do të ishte mirë të bëjmë një përmbledhje se çfarë ka ndodhur në periudhën që lam pas. Pres që Zoran Zaev të merr guxim, të mos fshihet, të del dhe të flasim para qytetarëve”-tha mes tjerash Mickoski.