Micotakis: Marrëveshja e Prespës ka gabime! Athina po përpiqet për marrëdhënie të mira me Shkupin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/01/2022

Kritika ime për marrëveshjen nuk i referoheshin emrit, ajo i referohej gjuhës maqedonase dhe etnisë maqedonase dhe vazhdoj të besoj se ky është një gabim i madh, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, një intervistë për televizioni grek “Antena”.

Micotakis shpjegon se “këto gabime nuk mund të shërohen” dhe theksoi se tani Greqia po përpiqet për marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut.

“Që nga momenti kur ndodhi, ne kemi të gjitha arsyet që të përpiqemi për marrëdhëniet më të mira të mundshme me Maqedoninë e Veriut dhe kryesisht për të zgjeruar ndikimin tonë ekonomik. Sepse për momentin Greqia po bëhet sërish protagoniste e hartës energjetike të Ballkanit, jo vetëm në atë që po ndodh në Greqi. Greqia është një burim natyror i kontributit të energjisë në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ne synojmë të shfrytëzojmë sa më shumë rolin tonë”, tha Micotakis.

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian duhet të fillojë, sepse përmes tij Greqia “do të ketë mundësinë të bëjë presion për zbatimin e marrëveshjes dhe të shërojë çdo dobësi aq sa e lejon kuadri ligjor”.

Micotakis thotë se është plotësisht në përputhje me pikëpamjet për Marrëveshjen e Prespës të paraqitura përpara se partia Demokracia e Re të vinte në pushtet, duke shpjeguar se do të kishte qenë shumë e lehtë dhe e dobishme për të nëse ai do të kishte thënë në prag të zgjedhjeve se do të anulojë marrëveshjen.

“Nuk e kam bërë këtë sepse jam një politikan serioz dhe e di shumë mirë që marrëveshjet nuk mund të ndryshohen”, tha kryeministri grek.

Në një intervistë për televizionin grek “Antena” të transmetuar pak para mesnatës, Micotakis njoftoi një rritje të dytë të pagës minimale në Greqi, duke përjashtuar çdo mundësi për vendosjen e “mbylljes” në vend, por edhe çdo skenar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN sonte mban tubimin qëndror në Shkup, kanë një kërkesë për pjesëmarrësit

bilall kasami

Kasami: Një ndër pikat kryesore të qeverisë së ardhshme do të jetë procesi i decentralizimit

inbound6681746849427487932

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

kovacevski -agron

Kovaçevski: Në njësinë zgjedhore 6 të gjithë kanë kandidatë nga e kaluara, vetë LSDM ka kandidat për të ardhmen me Agron Demirin

stojance-angellov-701x430

“Ahmeti brohoriti UÇK në qendër të Shkupit”, Angellov: Përdorni frenat e dorës, pas Mickoskit janë “branitellat” që ju fituan në vitin 2001

Ali Ahmeti fronti

Fronti Evropian i përgjigjet Mickoskit

vucic

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal? “Misioni” i Vuçiç në OKB

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

INFO

NA NDIQ