Microsoft do të largojë rreth 1.900 të punësuar në departamentin e videolojrave

INA
INA

26/01/2024

Microsoft, një nga gjigantët amerikanë të teknologjisë, do të pushojë nga puna 1.900 persona në departamentin e videolojërave, raporton Anadolu.

Sipas “The Verge”, CEO i Microsoft Gaming, Phil Spencer, u dërgoi një mesazh punonjësve në lidhje me këtë çështje.

Spencer rikujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur ekipet Activision, Blizzard dhe King iu bashkuan Microsoft-it dhe deklaroi se drejtuesit e Microsoft Gaming dhe Activision Blizzard janë të vendosur të bashkohen në një strategji dhe plan zbatimi me një strukturë të qëndrueshme kostoje që do të mbështesë biznesi i përgjithshëm në rritje.

Spencer deklaroi se në kuadër të këtij procesi, vendosën të ndërpresin marrëdhëniet e punës me rreth 1.900 persona në departamentin e videolojërave.

Ky numër korrespondon me afërsisht nëntë për qind të fuqisë punëtore të departamentit të lojërave të Microsoft-it që ka 22.000 punonjës.

Po ashtu bëhet e ditur se punonjësit e Activision Blizzard, Xbox dhe ZeniMax do të preken me largime nga puna.

Microsoft bleu Activision Blizzard, prodhuesin e lojërave si Call of Duty dhe Diablo, në tetor të vitit të kaluar për rreth 69 miliardë dollarë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

Elon-Musk-cip

Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi kompjuteri me mendimet e tij!

diell

Dielli po shpërthen në një nivel që nuk është parë që nga viti 2017

intel

Intel do të prodhojë çipe për Microsoft

Elon Musk X twitter

Elon Musk po krijon një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?

google

Google lançon Gemini për planet e biznesit të Google Workspace

iphone- telefon mobil

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

Apple-1

Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

hena

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

INFO

NA NDIQ